Tiranë, era e fuqishme rrëzon fasadën e pallatit tek Komuna e Parisit

Tirana

Tiranë, era e fuqishme rrëzon fasadën e pallatit tek Komuna e Parisit

Më: 5 janar 2020 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Era e fuqishme që po fryn sonte në Tiranë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Më herët është raportuar për pemë dhe shtylla të rrëzuara, ndërsa së fundmi abcnews.al ka mësuar se ka rënë fasada e një godine të vjetër në rrugën “Medar Shtylla” tek Komuna e Parisit.

Nga raportimet paraprake mësohet se është rrëzuar muri i një pallati 2-katësh që ndodhet pranë Qendres së Veprave të Artit, e njohur ndryshe si studioja e skulptorëve.

Stuhia i ka lëshuar tullat e palatit mbi një automjet që ndodhej i parkuar poshtë godinës. Mjeti i demtuar është tip Fiat 500 me targë AA500RY.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat