Zonat kryesore të Tiranës pa energji elektrike, ka ngarkesë në rrjet

Tirana

Zonat kryesore të Tiranës pa energji elektrike, ka ngarkesë në rrjet

Më: 6 janar 2020 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Disa prej zonave kryesore të Tiranës janë këtë mbrëmje pa energji elektrike. Rruga e Kavajës, rruga “Irfan Tomini”, ish-Parku dhe disa zona të tjera po vuajnë mungesën e dritave.

OSHEE njofton se kjo situatë është krijuar prej ngarkesës në rrjet.

Brigadat e OSHEE raportohet se ndodhen në terren për riparimin sa më të shpejtë të defektit në dy fidera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat