Në shkurt Tiranën e viziton presidenti i PE-së Dadiv Sasoli

Tirana

Në shkurt Tiranën e viziton presidenti i PE-së Dadiv Sasoli

Më: 17 janar 2020 Në ora: 13:01
Konferenca per media

Kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi ashpërsoi tonet ndaj vendeve kritike të cilat shprehën rezerva në hapjen e negociatave të integrimit me BE për vendet e rajonit. Ai thotë se Evropa është i bukur për të jetuar por mbetet ende kontinent i asimetrive dhe paragjykimeve.

Gramoz Ruçi: Rajoni ynë është një rajon europian dhe s;ka pse konsiderohet prej disa udhëheqësve europianë si “delja e zezë”, por një vlerë e shtuar e familjes europiane. Ballkani Perëndimor ndodhet në kryqëzimin e influencave të qytetërimit perëndimor dhe atyre joperëndimor. Qëndrimet e dyzuara të vendeve skeptike dhe imponimi i tyre ndaj Këshillit Europian, natyrshëm lëshojnë terren për influencat joperëndimore.”

Në të njëjtën linjë ishte dhe kreu I grupit parlamentar të PS-së.

Gjatë konferencës së komisioneve parlamentare për integrimin evropian, Balla tha se unioni duhet të mbajë premtimet.  

Taulant Balla: “Askush nuk duhet të jetë i kënaqur me një status quo e cila për rastin tonë është e rrezikshme”

Luigi Soreca e vendosi theksin tek detyrat që vendet që aspirojnë për në BE duhet të plotësojnë.

Luigi Soreca: “Ka detyra shtëpie për të kryer. Qeveria duhet të punojë shumënë zbatimin e reformave sidomos në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe shtetit ligjor. Është një process që kërkon vullnet politik dhe ju si parlamentarë keni një rol jetik”

Ambasadori Soreca bëri të ditur se në fillim të muajit shkurt presidenti i PE-së Dadiv Sasoli do të vizitojë Tiranën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat