Aksion i madh në Tiranë e disa qytete, arrestohen 4 anëtarë të një grupi kriminal

Tirana

Aksion i madh në Tiranë e disa qytete, arrestohen 4 anëtarë të një grupi kriminal

Më: 18 janar 2020 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në Tiranë dhe disa qytete të tjera, për goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Sipas News24 nga super-aksioni policor është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e llojit kanabis sativa, në formë çokollate.

Deri më tani, kanë rënë në pranga 4 persona, ndërkohë që vijon operacioni. Grupi kriminal ishte prej muajsh nën hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat