Pampuri: Veliaj nuk mbajti premtimin për një Tiranë solidare - Bota Sot
Pampuri: Veliaj nuk mbajti premtimin për një Tiranë solidare

Tirana

Pampuri: Veliaj nuk mbajti premtimin për një Tiranë solidare

Më: 19 janar 2020 Në ora: 14:52
Orjola Pampuri

 Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri akuzon kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj se nuk ka mbajt premtimin për një qytet solidar për të ofruar një vak për njerëzit në nevoja.

Në një deklaratë për mediet, Pampuri  shprehet se “Erion Veliajt, i cili pati deklaruar se “në një qytet solidar askush nuk do të ngryset pa një pjatë të ngrohtë”.

“Është e gjitha propagandë! Dyert e qytetit nuk janë të hapura për qytetarët e vet më në nevojë, nëse ata nuk kanë dorëzuar më parë një mal me dokumente në shkëmbim të një pjate supë”, tha ajo.

Po ashtu, Pampuri shton se “në rrugët e Tiranës në këto ditë të ftohta dimri gjen plot njerëz që enden rrugëve, të pamundur për t’u ushqyer apo për të siguruar një çati ku të shmangin të ftohtin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat