Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një burrë dhe një grua

Tirana

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një burrë dhe një grua

Më: 19 janar 2020 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 21:45 në rrugën "Njazi Meka" në zonë e Alliasit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se të plagosur nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur një burrë dhe një grua, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat