Dështimi i Bashkisë, urat e Tiranës kthehen në banjo publike

Tirana

Dështimi i Bashkisë, urat e Tiranës kthehen në banjo publike

Më: 20 janar 2020 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Edhe pse Bashkia e Tiranës ka miratuar dhe një sërë gjobash të rënda,madje dhe fletërrufe për të gjithë ata që kryenin nevojat personale poshtë urave, duket se kjo nismë e kryetarit të Bashkisë ka dështuar. Kjo pasi situata nuk ka ndryshuar.Gjatë një vëzhgimi gjatë ditës së sotme, kamera e Ora News fokusoi pamje të tilla që ndeshin çdo ditë qytetarët.

"Vandalizimi i pronës publike, urinim, pështyrje apo grafiti në rrugë dhe mure  me 200 mijë lekë gjobë nga Bashkia e Tiranës."

Madje në vitin 2015, kryetari i Bashkisë vendosi në fletërrufe të gjithë ata që kryenin nevojat personale poshtë urave. 

Po ashtu u miratuan dhe një sërë gjobash të rënda, ndërsa nisma u konsiderua arritje për Erion Veliajn.

Sot pas 5 vitesh situata mbetet e njëjtë. Fëmijët, familjarët, kalimtarët, çdo ditë janë të detyruar të shohin shfaqje të turpshme, por duket se për Bashkinë asgjë nuk ndodh.

Të shqetësuar për situatën, qytetarët fajësojnë Bashkinë e Tiranës.

"Erion Veliaj të mos merret me gjobat e atyre, por të bëjë banjo. Gjithë bota ka banjo."

"Gjithë kjo Tiranë nuk ka tualete."

"Përpara bëhet banjo, pastaj shtëpia. Ku do të shkojë njeriu me prostatë?"

"Normale nuk është, por edhe për kryetarin e Bashkisë nuk është normale që nuk bën tualete."

Madje ka nga ata qytetarë që kujtojnë se dikur ka pasur edhe banjo publike.

"Gjithë banjot e Tiranës u hoqën, ku janë? Ku do ta bëjë ai?"

"15 banjo ishin në Tiranë. Të gjitha i vodhi dhe i bëri objekte."

Për të përballuar situatën, Bashkia e Tiranës vendosi të rrethojë urat, por aksioni mbeti vetëm në propagandën e kohës.

Tashmë gjithçka është kthyer në mëshirë dhe pa asnjë vëmendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat