Tirana ndër qytetet më të ndotura në Europë, ambientalistët: Bashkia jep të dhëna të pasakta

Tirana

Tirana ndër qytetet më të ndotura në Europë, ambientalistët: Bashkia jep të dhëna të pasakta

Më: 20 janar 2020 Në ora: 20:45
Foto

Tirana është një nga qytet më  të ndotura në Europë. Ambientalistët akuzojnë Bashkinë se publikon të dhëna të pasakta sa i përket ndotjes së ajrit, ndërsa shprehen se ndërtimet dhe mungesa e gjelbërimit janë arsyet kryesore të kësaj situate.

Tirana është një nga qytetet më të ndotura në Europë. Ambientalistët prej kohësh kanë këkruar nga Bashkia që të marrë masa për stabilizimin e situatës, ndërsa e akuzojnë se nuk bën një matje reale të nivelit të ndotjes.

Sazan Guri: Tirana, një nga 5 kryeqytetet e Botës, se kupton njeri, edhe se ndjen njeri sepse ajri vret ngadalë. Çfarë ka Tirana? E para: Nuk matet. Nuk di njeri se çfarë ajri thith. Institucioni i Bashkisë, që është institucioni i vetëm dhe përgjegjës për të matur se cilët janë treguesit e ajrit.

Sipas indeksit të cilësisë së ajrit bazuar në standardet amerikane, ndotja paraqitet në nivel të moderuar, po ashtu edhe indeksit të matjes së ajrit me standarde europiane Tirana përsëri paraqitet me ndotje të moderuar.

E vërteta e këtyre shifrave lidhet me vendosjen e stacioneve matëse, të cilët janë vendosur në zonat me pak ndotje, kryesisht në sheshin "Skënderbej" dhe lulishten "1 Maji",  dhe dy të tjera në zonën e Bllokut dhe atë të  21 Dhjetorit.

Praktika e do që stacionet të vendosen në zonat me më shumë trafik dhe më të populluara.

Por qytetarët shprehin të kundërtën e këtyre matjeve, duke e konsideruar Tiranën të ndotur.

Qytetari 1: Këtë e di gjithë Tirana që ajri është i papastër.

Qytetari 2: Gjithë këto mori makinash që janë në lëvizje çfarë do të bëjnë? Vetëm gazra.

Qytetarja: I ndotur shumë, pa dyshim.

Qytetari 3: Lëvizim në këmbë dhe aty ku ka ambiente të gjelbërta.

Ndërsa nga ana e Bashkisë matjet për cilësinë e ajrit bëhen pas shiut në mënyrë që shifrat të dalin të moderuara.

Sazan Guri: Kur bie shi e porosit kryetari i Bashkisë për ta matur pas shiut që do të thotë se ky pluhur është ngrënë në rrobat dhe mushkëritë tona dhe e mat për të thënë që 5 herë apo 10 herë, normale se ka 50 e ca ditë shi në vit.

Në faqen zyrtare të indeksit të matjes së ndotjes së ajrit në kohë reale, vetëm për Shqipërinë nuk jepen të dhena, pasi  autoritetet përkatëse nuk vënë në dispozicion asnjë matje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat