Rrugët e Tiranës pa ndriçim, banorët: Bashkia nuk na përgjigjet as me shkresë zyrtare

Tirana

Rrugët e Tiranës pa ndriçim, banorët: Bashkia nuk na përgjigjet as me shkresë zyrtare

Më: 21 janar 2020 Në ora: 13:35
Foto

Banorët e Liqenit të Thatë kanë ngritur shqetësimin lidhur mungesën e ndriçimit dhe amortizimin e rrugëve. Ata shprehen se Bashkia e Tiranës nuk u përgjigjet edhe pse kanë bërë kërkesë zyrtare, banorët apelojnë që të merren masa urgjente për situatën e krijuar.

Amortizimi i rrugëve dhe mungesa e ndriçimit  është një shqetësim për një pjesë të banorëve të liqenit të Thatë. Familjet që jetojnë në pallatin 54 ia kanë bërë të ditur bashkisë situatën përmes një shkrese zyrtare , por ende nuk kanë marrë përgjigje.

"Nuk ka trotuare, nuk ka as emërtim rruge, as ndriçim asgjë. Nëpërmjet kësaj letre i kemi kërkuar bashkisë që të bëjë rregullimet, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje"

Zgjidhje banorët kërkojnë dhe për sigurinë e sahateve, të cilat janë vendosur në katet e para dhe të pambrojtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat