OBSH: Virusi përhapet lehtë. Duhet të përgatitemi, mund të ketë kufizim të lëvizjeve

Tirana

OBSH: Virusi përhapet lehtë. Duhet të përgatitemi, mund të ketë kufizim të lëvizjeve

Më: 23 janar 2020 Në ora: 15:08
Foto

Përhapja e Coronavirusit dhe pneumonia që po shkakton tek personat e prekur ka mbledhur Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë, e cila prej dy ditësh po diskuton për të shpallur emergjencë në fushën e shëndetit publik, gjë e cila më pas do të sjellë dhe kufizim të lëvizjes së lirë të njerëzve.

Kreu i OBSH-së në Tiranë thotë se të gjitha vendet duhet të jenë të përgatitura.

Shpallja e emergjencës në shëndetin publik lidhet me kufizimin e rreptë të lëvizjes së lirë të njerëzve. Shqetësimi I parë është siguria e jetës së njerëzve dhe nëse emergjenca shpallet duhet të kemi plan veprime të qarta në lidhje me lëvizjen e njerëzve por edhe me vendosjen e kontrolleve. Kjo supozon se jeta e përditshme e secilit prej nesh do të pësojë ndryshime”.

Ndonëse në disa aeroporte ka nisur i udhëtarëve në Shqipëri, ende autoritetet nuk kanë dalë me ndonjë udhëzim edhe pse në vendin tonë ka shumë shtetas kinezë apo shqiptarë të cilët bëjnë biznes me Kinën. Por, kreu i OBSH-së në Tiranë I pyetur nëse duhet të shqetësohet Shqipëria për mbërritjen e Coronavirusit të ri, ai shprehet:

“Po, si për çdo vend në botë. Ne kemi raste tashmë të konfirmuara në Wuhan, Tajlandë, Korea e Jugut, Japoni dhe një rat në SHBA. A priten raste të reja? Absolutisht po! Sigurisht që do të shihen raste të tjera. Nuk kemi ende raste të deklaruara në Europë por normalisht edhe në Europë mund të kemi raste. Gjëja më e mirë është të jemi të përgatitur. Në këto kushte Shqipëria ka kapacitete të mira. Edhe Shqipëria si çdo vend tjetër anëtar do të jetë në kontakte të ngushta me OBSH. Sigurisht çelësi për të parandaluar sëmundshmërinë është të jemi të përgatitur. Kjo do të thotë që të jemi në gjendje të identifikojmë rastet dhe ti trajtojmë ato siç duhet”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat