Tirana nuk respekton të drejtat e qenve, protestë para dyerve të bashkisë, akuza të forta Veliajt - Bota Sot
Tirana nuk respekton të drejtat e qenve, protestë para dyerve të bashkisë, akuza të forta Veliajt

Tirana

Tirana nuk respekton të drejtat e qenve, protestë para dyerve të bashkisë, akuza të forta Veliajt

Më: 24 janar 2020 Në ora: 20:17
Me dhjetëra protestues u mblodhën sot para bashkisë së Tiranës

Me sloganet “Ku janë fondet” dhe “Vrasës, vrasës”, protestuesit hodhën akuza kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Me dhjetëra protestues u mblodhën sot para bashkisë së Tiranës, për të protestuar për të drejtat e mohuara të kafshëve.

Nën moton: Të protestojmë për ata që nuk kanë zë, qytetarë të Tiranës, adhurues kryesisht të qenve, personazhe publike si edhe aktivistë u mblodhën dhe protestuan kundër keqtrajtimit të kafshëve të rrugës nga bashkia e Tiranës.

Sipas tyre bashkia nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për të mbrojtur kafshët e braktisura në rrugët e Tiranës, apo për të parandaluar vrasjet e tyre në Klinikën Veterinare në Kombinat. Protestës i janë bashkuar dhe qytetarë të huaj, të cilët jetojnë në Shqipëri.

Megjithëse ka pakënaqësi dhe akuza të shumta, se edhe njerëzit keqtrajtohen dhe braktisen në Tiranë dhe në mbarë vendin, madje nuk respektohet të drejtat më minimale të njeriut, kjo nuk i pengoi protestuesit të protestojnë për të mbrojtur të drejtat e kafshëve.

Bashkia e Tiranës nëpërmjet agjencisë së mbrojtjes së konsumatorit ka në varësi spitalin veterinar në kombinat.

Edhe pse paguhen më shumë se 30 persona për sterilizimin e qenushëve pa familje dhe më pas të rikthehen në habitatin e tyre, metoda barbare e vrasjes së kafshëve ka detyruar për të disatën herë aktivistët të dalin në protestë. Qytetarët kanë ngritur dhe një padi penale ndaj kryebashkiakut Veliaj, lidhur me keqtrajtimin që u bëhet qeneve në rrugët e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat