Trafiku në Tiranë, mjetet e tonazhit të rëndë qarkullojnë edhe përgjatë ditës

Tirana

Trafiku në Tiranë, mjetet e tonazhit të rëndë qarkullojnë edhe përgjatë ditës

Më: 25 janar 2020 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Në kryeqytet problem nuk është vetëm trafiku i rënduar. Mjetet e tonazhit të rëndë qarkullojnë gjatë ditës duke shkaktuar jo vetëm ndotje, por edhe probleme në qarkullim.

Tirana vazhdon të mbetet një qytet problematik sa i përket trafikut.

Por numrit të lartë të makinave familjare u shtohen edhe mjetet gjysmë të rënda e të rënda, të cilët i gjen në qarkullim edhe përgjatë ditës.

Megjithëse  fundjavë, këto makina jo vetëm që janë një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit, por edhe shkaktojnë shumë trafik.

Ato qarkullojnë kudo, te rruga e Elbasanit, te rruga e Burgut, te Liqeni dhe në Unazën e Re.

Sipas rregullave ndalohet transporti për të gjitha mjetet e tonazhit të rëndë nga ora 06:00-  09:00 dhe 16:00 – 20:00  në Unazën e Vogël të qytetit.

Nga 06:00- 20:00 mjetet mbi 3.5 ton nuk do të lejohen të qarkullojnë.

Nga ora 20:00-06:00  të gjithë subjektet tregtare kanë mundësinë të lëvizin lirshëm për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat