Tirana 100 vjet kryeqytet, pritje në vilën mbretërore

Tirana

Tirana 100 vjet kryeqytet, pritje në vilën mbretërore

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 22:27
Foto

Tirana pas pak ditësh mbush 100 vite kryeqytet. Në kuadër të veprimtarive për këtë 100-vjetor, Shoqata Tirana organizoi një pritje të veçantë kushtuar pikërisht kësaj ngjarje të rëndësishme historike, jo vetëm për Tiranën, por për gjithë Shqipërinë.  

Pritja u bë në vilën mbretërore dhe të pranishëm ishin përfaqësues të komuniteteve fetare, të parlamentit shqiptarë, të medias dhe përfaqësues të atyre që dhanë kontributin e tyre në krijimin e shteti shqiptar.

Kryetari i shoqatës Tirana, Arben Tafaj, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në formimin e shteti shqiptar, u shpreh se kjo  i tregoi të gjithë botës se shqiptarët janë një  popull me flamur dhe kulturë.

Tafaj: Ju tregu botës se shqiptarët nuk janë asnjë mbetje e Perandorisë Otoman në Ballkan dhe asnjë plaçkë lufte për të ngopur babëzinë shoviniste të fqinjëve. Ata ishin një komb, një shtet, një flamur, një ushtri, një qeveri.

 Falënderimet dhe mirënjohjet për të gjithë ata që kanë kontribuar për shtetin shqiptar nuk munguan as nga Princ Lekës.

Princ Leka: Jam shumë i lumtur që kemi mundësinë në rezidencën e familjes mbretërore të gjitha ato familje që kanë dhënë aq kontribut në historinë e shtetit shqiptar.

Në shenjë mirënjohje, kryetari i shoqatës Tirana i dhuroi princit një fotografi të prijësve të Tiranës, të cilët pritën delegacionin nga Lushnja 100 vite më parë.

Në këtë aktivitet nuk mund të mungonin as këngët klasike shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat