Policia Rrugore: Gjatë një jave në 3050 shkelje

Tirana

Policia Rrugore: Gjatë një jave në 3050 shkelje

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar raportin për shkeljet e bëra gjatë javës së fundit.

Gjithsej janë bërë 3050 shkelje ku pjesën më të madhe e zënë parkimet e gabuara me 2292 shkelje.

Nga këto 3050 shkelës, 37 prej tyre kanë përfunduar të arrestuar ndërsa 157 prej tyre u është pezulluar leja e qarkullimit.

Tiranë

Rrugorët e kryeqytetit arrestojnë 37 drejtues mjetesh, gjatë javës.

Policia Rrugore e Kryeqytetit, gjatë javës, ka shtuar kontrollet policore parandaluese për verifikimin e drejtueseve të mjeteve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, të papajisur me leje drejtimi, me shpejtësi mbi normat e lejuara, shkeljet e semaforëve etj.

Në funksion të kontrolleve të alternuara parandaluese janë verifikuar dhe:

• Janë arrestuar 37 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 19 në gjendje të dehur, 16 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

• Janë pezulluar 157 leje drejtimi, nga të cilat 53 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 34 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• Janë proceduar administrativisht 158 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje semafori.

• Janë proceduar administrativisht 213 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

• Janë proceduar administrativisht 115 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• Janë proceduar administrativisht 2292 mjete, për pushim dhe qëndrim të gabuar.

# DrejtoMeKujdes
# StopAlkoolitNëTimon
# Respekto?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat