Veliaj harron dritat ndezur edhe gjatë ditës - Bota Sot
Veliaj harron dritat ndezur edhe gjatë ditës

Tirana

Veliaj harron dritat ndezur edhe gjatë ditës

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 21:01
Tirana

Në rrugët e Tiranës shikon shpesh dritat në rrugë të ndezura edhe gjatë orëve të ditës. Për qyetarët kjo është një kosto e shtuar për ta, ndërkohë që rrugë të tëra në kryeqytet janë në errësirë totale.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka premtuar futjen e teknologjisë më të re sa i përket energjisë.

Por ky nuk është rasti i parë kur fjala "tjetër bën e tjetër thua" zë vend. Jo vetëm që nuk ka nuk ndryshim, por as kursim.

Në mjaft rrugë të Tiranës në fakt nuk ka drita natën. Por në zonat kur ndriçimi ekziston, askush nuk kujdeset ti fikë në kohën e duhur.

Dritat i gjen ndezur edhe në ditë me diell.

Madje edhe të vetë institucioni i bashkisë, drita është harruar të fiket.

Qyetarët tregojnë se shumë herë kanë parë dritat ndezur edhe pas orës 7:00 të mëngjesit.

"Gabim, konsumohet një mall që paguhet."

"Kur ika në mëngjes në orën 8 ishin të ndezura."

Të gjithë këtë mungesë përgjegjësie qytetarët e përkthejnë në kosto të shtuar për taksapaguesit e Tiranës.

"Është kosto për qytetarët."

Por ka edhe nga ata që me ironi thonë se ky fakt tregon se Bashkia e kryeqytetit ka një buxhet të pasur.

"Bashkia duhet falenderuar se ka para dhe i mban ndezur edhe ditën. Edhe te parku "Rinia" kur bëjmë vrap në mëngjes jemi të ndriçuar."

Faktikisht në një raport të vitit 2017 thuhet se bashkia e Tiranës kishte 366 milionë lekë detyrime të papaguara ndaj OSHEE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat