26 vjeçari gëlltit qeset me heroinë për t’i shpëtuar policisë

Tirana

26 vjeçari gëlltit qeset me heroinë për t’i shpëtuar policisë

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Policia e Tiranës kishte marrë informacion për aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike nga një i ri në zonën e Yzberishtit.

Uniformat blu organizuan punën dhe u nisën drejt vendngjarjes për të kapur në flagrancë të dyshuarin që shpërndante heroinë.

Por sapo 26-vjeçari me iniciale O.K. vuri re patrullat policore, gëlltiti disa qese ambalazhi me heroinë me synim për të fshehur provat.

Policia kontrolloi edhe banesën e 26-vjeçarit, ku ju gjetën 12 tableta të dyshuara metadon dhe një dorezë metalike grushti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat