Dy vite protesta për Teatrin, regjisorë e aktorë: Artistët nuk janë të përçarë

Tirana

Dy vite protesta për Teatrin, regjisorë e aktorë: Artistët nuk janë të përçarë

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Dy vite protesta dhe qëndresë, por artistët nuk dorëzohen, ndaj vazhdojnë ende të mbrojnë Teatrin Kombëtar.  

Për RTV Ora, regjisori Robert Budina dhe aktorja Juli Emiri thonë se artistët nuk janë të ndarë, pavarësisht një perceptime për shkak se disa prej tyre japin shfaqje tek ArTurbina.

Robert Budina: Unë e shoh si një mendim ndryshe, nuk e shoh si ndarje. Gjithsecili ka të drejtën të bëjë zgjedhjen e vet dhe kostot i ka në lidhje me publikun. Pra gjithsecili nga ne ka një kosto të vet personale në lidhje me veprimin që bën. Ne jemi nejrëz të lirë, jemi zë i fortë. Ne e kemi lënë të hapur, pa bërë këto lloj përcaktimesh kush është armiku , kush ikën dhe kush vjen. Ne jemi të sigurt që po luftojmë për një gjë që i shërbejnë të gjithëve dhe këtë do ta vërtetojmë.

Juli Emiri: Të luash të ArTurbina nuk do të thotë se je kundër Teatrit Kombëtar. Ne kemi aktorë që protestojnë këtu dhe në këtë moment nuk janë këtu sepse janë me shfaqje tek ArTurbina. Mund të ketë teatro të tjerë. Protesta jonë është që ky teatër të mos shembet. Unë nuk e quaj përçarje të artistëve,, e quaj një filtrim të njerëzve të artit, sepse në një betejë kaq të gjatë nuk mund të shkojnë deri në fund. Ne kemi treguar shumë herë më ë fuqishme sesa ky numër. Kemi njerëz të fortë brenda komunitetit tonë. Janë këta njerëz që i thanë jo çdo kompromisi që mund ta kishin bërë me qeverinë. I thanë jo për një ideal që shkon përtej momentit, por lidhet me të shkuarën dhe të ardhmen. Ajo që është për të ardhur keq është se shumica e njerëzve të artit janë pro nesh, por nuk shprehen sepse duan të ruajnë vendin e punës. Frika vjen kur nuk ke besim tek vetja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat