Ndotja në Tiranë, urbanët e vjetër emëtojnë 22 ton mbetje në ajër

Tirana

Ndotja në Tiranë, urbanët e vjetër emëtojnë 22 ton mbetje në ajër

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 16:25
Ilustrim

Flota e vjetër prej 305 autobusësh që kryen shërbimin e transportit urban në kryeqytet rezulton të jetë një ndër ndotësit kryesorë të ajrit. Në një intervistë për RTV Ora, Rodion Gjoka, shprehet se autobusët janë jashtë standardeve europiane, ndërsa thekson se në vit emëtojnë më shumë se 22 mijë ton mbetje.

Që prej vitit 2017, kryetari i bashkisë së Tiranës ka premtuar se në kryeqytet do të vendoseshin autobusët elektrik.

Sot më shumë se 2 vite më pas, asnjë iniciativë e tillë nuk është zbatuar, madje, autobusët që qarkullojnë, janë ndotësit kryesor të ajrit.

Rodion Gjoka, drejtor i Njësisë së Mjedisit dhe Energjisë pranë Institutit për Zhvillimin e Habitatit shprehet se flota prej 305 autobusësh që kryen transportin publik në Tiranë është jashtë standardeve europiane.

Gjoka: Kudo në kryeqytetet kryesore, po të marrim të paktën këto të rajonit, ka alternativa ku disa linja janë të elektrifikuara. Në vendin tonë kjo alternativë nuk ofrohet. Një nga sugjerimet që ka bërë vetëm studimi është që disa prej linjave që kanë fluksin më të madh jo vetëm të ndotjes por edhe të shkaktimit të trafikut siç është Unaza, Kombinat-Kinostudio dhe linja që lidh fashën ekonomike të Tiranës do të ishte mirë që tu ofrohej një alternativë qytetarëve për të lëvizur me automjete elektrike.

Gjoka shprehet se përmes studimit të kryer, rezulton se këto automjete që qarkullojnë çdo ditë në Tiranë emëtojnë 22 mijë ton mbetje.

Gjoka: Nëse do të merrnim në konsideratë dekarbonizimin e këtij sektori, qytetit të Tiranës do ti shërbenim me një rezervë 22 mijë ton ndotje në vit të reduktuar nëse gjithë ky sektor do të kthehej në elektrik apo në hibrid.

Gjoka nuk la pa përmendur dhe trafikun e rënduar në kryeqytet së bashku me cilësinë e karburantit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë jo vetëm në në rritjen e ndotjes së ajrit, por dhe te shëndeti i qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat