"100 vjet kryeqytet", Rama: Lali Eri i ka qejf ekzagjerimet - Bota Sot
"100 vjet kryeqytet", Rama: Lali Eri i ka qejf ekzagjerimet

Tirana

"100 vjet kryeqytet", Rama: Lali Eri i ka qejf ekzagjerimet

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 19:51
Edi Rama

Edi Rama si një ish-kryebashkiak i Tiranës ka folur për ndryshimin që ka pësuar kryeqytetit shqiptar.

Në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa "ngacmuar" kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj, për të cilin tha se i ka qejf ekzagjerimet.

Edi Rama: E nisën me institucionet e para komunitetet fetare, pastaj erdhën austriakët, pastaj italianët, pastaj komunistët, pastaj liri demokratikasit dhe pastaj në fund fare erdhi dhe lali Eri. Në të gjithë këtë rrugëtim, Tirana u ndërtua si një qytet eklektik, një qytet si në rrallë vende të tjera, që mos ta bëjmë si ekzkluzivitet botëror, edhe pse na lejohet sot meqë sot festojmë 100 vjetorin dhe lali Eri i ka qejf këto ekzagjerimet, që kthen kokën në 360 gradë dhe duket sikur je në 4 kohë dhe në 4 botë të ndryshme.

Për Tiranën, kryeministri Rama tha se është "Amerika jonë e vogël". Ndërsa u shpreh se shikon tek sytë e ambasadorëve të huaj në vendin tonë se Shqipëria nuk është keq.

Edi Rama:  Nuk është fat i keq që duke qenë se gjerat ndryshuan dhe të gjithë patën mundësinë të lëvizin të gjithëve i është dhënë mundësia që të vijnë në Tiranë dhe të bëhen pjesë e saj. Është Amerika jonë e vogël, në vitet kur Amerika na ngjante më shumë ne sesa i ngjan Amerikës sot. Po normal, tani kohët kanë ndryshuar dhe me të drejtë Amerika në kërkon të bëhemi si Amerika sot nga të gjitha pikëpamjet dhe është vendi ku të gjithë njerëzit lindin ose vijnë dhe kanë një ëndërr, të vogël apo të madhe. Përsa kohë ne mund ta themi këtë duke e përjetuar vetë dhe duke e parë në sytë e të gjithë miqve që na vizitojnë. Se i kam këtu të gjithë ambasadorët dhe duke i parë si i shkëlqejnë sytë të gjithë ambasadorëve që janë këtu në Tiranë, mendoj se nuk jemi keq. Ka dhe shumë më mirë, nuk diskutohet. Por siç thonë gratë e moçme shqiptare, ka dhe më keq, e kemi parë, ka dhe mos më keq, e kemi parë. Keq nuk jemi, do jemi shumë më mirë pa diskutim. Tirana nuk rri, Tirana aq sa ti mund ta udhëheqësh aq të udhëheq. Aq sa ti mund ta disiplinosh aq të shtyn përpara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat