Tirana vishet me ngjyrat e dashurisë, Bashkia mbush sheshin “Skënderbej” me instalacione këtë “Shën Valentin” - Bota Sot
Tirana vishet me ngjyrat e dashurisë, Bashkia mbush sheshin “Skënderbej” me instalacione këtë “Shën Valentin”

Tirana

Tirana vishet me ngjyrat e dashurisë, Bashkia mbush sheshin “Skënderbej” me instalacione këtë “Shën Valentin”

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 12:42
Tirana për Shën Valentin

Edhe ky Shën Valentin e gjen Tiranën me një dekor të veçantë. Bashkia e Tiranës, ashtu si edhe vitet e kaluara, ka menduar që të mundësojë një dekor romantik për të gjithë të dashuruarit, të cilët dëshirojnë që të memorizojnë në foto këtë ditë të veçantë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përcjell foto të disa prej instalacioneve të vendosura në kryeqytet, duke i uruar të gjithëve sa më shumë dashuri.

“Tirana LOVE vibes! Gëzuar Shën Valentinin dhe sa më shumë dashuri në zemrat tuaja!, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Image
Tirana
Image

Përgjatë kësaj fundjave, sheshi “Skënderbej” fton në hapësirën e tij të gjithë qytetarët apo vizitorët e Tiranës, që të mund të shkrepin fotot sa më të bukura pranë instalacioneve të vendosura aty.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat