Astiri do të rezistojë

Tirana

Astiri do të rezistojë

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 17:26
Foto

Përfaqësues të Fondacionit Gjerman “Heinrich Boell” i cili operon në fushën e nxitjes së demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut kanë vizituar banorët e Astirit të cilët u mblodhën në një manifestim për të kundërshtuar vendimin e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit për shembjen e banesave të tyre.

Pas vëzhgimeve në terren, drejtuesi i Fondacionit  tha se çështja "Astiri" ngre pikëpyetje sa i përket respektimit të standardeve europiane.

"Jemi këtu për të bashkëpunuar me aktorë të shoqërisë civile që të bëjmë që Shqipëria të ecë përpara pasi Shqipëria duhet të bëhet pjesë e BE-së.Një kusht tejet i rëndësishëm që Shqipëria të jetë pjesë e BE është që të ketë ligje europiane, shtet të së drejtës dhe standarde.Astiri është një rast që ngre shumë pikëpyetje nëse po respektohen standardet europiane.Në të tilla raste Shqipëria duhet të tregojë se po respekton ligjet dhe shtetin e së drejtës".

Nga ana tjetër banorët ripërsëritën qëndrimin se do të bëjnë rezistencë nëse IKMT do të nisë aksionin e shembjeve.

Artan Manushaqe: Ka një vit e ca që përpiqen të çajnë andej e këtej. Banda e KÇK ka njoftuar verbalisht edhe banesa apo familje që nuk janë njoftuar më parë. Është strategji për të shkatërruar të gjithë pjesën e brendshme të Unazës.

Të enjten, punonjësit e IKMT kanë paralajmëruar verbalisht banorët e lotit të dytë të Unazës që të nisin zhvendosjen pasi të hënën do të nisin shembjet për ti hapur rrugë zbatimit të projektit të Unazës së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat