Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës - Bota Sot
Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës

Tirana

Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 18:14
Aksident masiv

Disa automjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë, në zonën e Sukthit.

Raportohet se se nuk ka dëmtime në njerëz.

Në aksident, ku janë përfshirë 4-5 automjete, disa prej tyre kanë pësuar dëme materiale.

Dyshohet për një frenim të papritur të një prej makinave, ndërsa aksidenti ka bllokuar për disa minuta trafikun.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat