Veliaj dështon me hipotekat, qindra apartamente në Tiranë ende pa certifikatë pronësie - Bota Sot
Veliaj dështon me hipotekat, qindra apartamente në Tiranë ende pa certifikatë pronësie

Tirana

Veliaj dështon me hipotekat, qindra apartamente në Tiranë ende pa certifikatë pronësie

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 16:10
Tiranë

Në dhjetor të vitit 2015 kryebashkiaku i sapozgjedhur atëherë i Tiranës premtoi regjistrimin e pronësisë së pallateve që për arsye të ndryshme nuk ishin mundur të hipotekoheshin. Madje disa muaj më vonë, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi edhe një vendim të posaçëm për këtë çështje. Por pavarësisht këtij vendimi dhe premtimeve të kryebashkiakut Veliaj, qindra pallate në Tiranë vijojnë të mos jenë hipotekuar.

"Dhuratë për Vitin e Ri për disa familje në Tiranë do të jetë hipoteka.Sërish një ekip i bashkisë që po merret për një problem që prek 20 mijë banorë".

Në dhjetor të vitit 2015 kryebashkiaku i sapozgjedhur atëherë i Tiranës premtoi rregjistrimin e pronësisë së pallateve që për arsye të ndryshme nuk ishin mundur të hipotekoheshin.

Madje disa muaj më vonë, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi edhe një vendim të posaçëm për pajisjen me certifikatë të objekteve të ndërtuara në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit.

Sot pas më shumë se 4 vitesh, ky premtim i kryebashkiakut por edhe vendimi i Këshillit Bashkiak rezulton të jetë i paplotësuar.

Në Tiranë banorët madje shprehen të çuditur për ekzistencën e këtij vendimi.

"Hipotekë nuk ka pallati, ka 13-14 që është bërë dhe nuk po bëhet asgjë".

"Unë jam banor prej 15 vitesh te ky pallat këtu dhe e di që nuk ka hipotekë".

Ata shprehen se Bashkia nuk ka treguar asnjë interes për zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa ata vijojnë të enden në sportele.

"Nuk ka ardhur asnjë nga bashkia që të thotë ky pallat ka hipotekë apo nuk ka hipotekë."

"Bashkia nuk është dukur në sfond jo të vijë këtej".

Për ti dhënë zgjidhje kësaj çështje në zbatim edhe të vendimit të Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës ngriti edhe një grup pune për verifikimin çdo kërkese të banorëve për këtë çështje, por duket se dokumentet e tyre kanë mbetur në zyrat e Bashkisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat