Një person në Tiranë kundërshton dhe përplas me makinë policin e Rrugores

Tirana

Një person në Tiranë kundërshton dhe përplas me makinë policin e Rrugores

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë, ka mbetur i lënduar si pasojë e kundërshtisë dhe përplasjes me makinë nga një i ri.

Efektivët e komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të A. LL., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë patrullimit në Unazën e Re, patrulla e policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit sepse qarkullonte pa rrip sigurimi.

Por gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, 33-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe më pas në tentativë për t’u larguar, ka goditur me mjet punonjësin ep, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që drejtonte A. LL, ndërkohë që ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat