Veliaj rrit taksat, banorët: E pa përballueshme - Bota Sot
Veliaj rrit taksat, banorët: E pa përballueshme

Tirana

Veliaj rrit taksat, banorët: E pa përballueshme

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 20:21
Banorë në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka vendosur në mënyrë të papritur rritjen e taksave duke argumentuar me kostot. Por për vetë banorët dhe bizneset një veprim i tillë është i padrejtë. Madje sa i përket gjelbërimit ata theksojnë se shërbimi që marrin kundrejt asaj që paguajnë për bashkinë nuk janë në pozicion të barabartë.

Në 26 dhjetor të vitit të shkuar bashkia e Tiranës ka vendosur rritjen e taksave, ku me e rënda është ajo e gjelbërimit duke rënduar më shumë biznesin e vogël. Ky veprim i përsëritur në kryeqytet ka sjellë pakënaqësi te vetë banorët, të cilët theksojnë se me të ardhurat që kanë veprime të tilla janë të papërballueshme.

 "Na rëndon se ne jemi pensionistë"

"Të larta janë, kemi papunësi"

"Taksat e bashkisë për shtresën tonë janë shumë të larta"

Por pavarësisht asaj që duhet të paguajnë me detyrim, qytetarët janë të pakënaqur me shërbimet. Jo vetëm ata që banojnë në qendër të kryeqytetit por dhe ata në periferi i bëjnë thirrje Veliajt për reflektim.

"Çfarë është kjo taksë e banesës kur ti num më kë dhënë çertifikatën"

"Nuk e kuptoj kush janë shërbimet që ofron"

"Unë për vete nuk kam ujë, ndërsa taksat i paguaj"

Një nga taksat që ka ndryshuar duke u rritur nga 15-64% është edhe ajo e gjelbërimit. Bashkia e argumenton rritjen me koston e përpunimit të mbetjeve dhe koncesionit të inceneratorit.

Banorët në Tiranë duhet të paguajnë për gjelbërimin 5760 lekë, në fshatra  2300 dhe 1150. Shuma shkon nga 414 mijë lekë, 115 mijë lekë dhe deri në 69 mijë dhe 53 mijë lekë në varësi të llojit të biznesit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat