Veliaj, kryebashkiaku që firmosi më shumë leje ndërtimi në Tiranë

Tirana

Veliaj, kryebashkiaku që firmosi më shumë leje ndërtimi në Tiranë

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 15:33
Erion Veliaj

Erion Veliaj do të hyjë në historinë e kryeqytetit si kryebashkiaku që e përdori firmën e tij për të dhënë më shumë leje ndërtimi sesa rikonstruksione rrugësh apo projekte të tjera në dobi të kryeqytetasve.
Dhe këtë herë kryebashkiakun e ka nxjerrë zbuluar jo opozita por Instituti i Statistikave i cili ka publikuar të dhënat për lejet e ndërtimit në tre mujorin e katër të vitit 2019-ës.

Edhe pas vendimit të qeverisë për pezullimin e lejeve të ndërtimit në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeqyteti vazhdon të qëndrojë në krye të listës për ndërtime.

Vetëm në tremujorin e katërt të vitit 2019 në Tiranë janë miratuar 60 leje ndërtimi ndërkohë që në bashkitë e tjera ky numër rezultin të jetë  maksimumi 24.

Sipas INSTAT sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja gjatë tremujorit të katërt është 240 mijë e .480 m2 nga të cilat 146.893 m2 ose më shumë se gjysmën i zë vetëm kryeqyteti.

Me shifrën e shtuar të tre mujorit të katërt sipërfaqja e lejeve të miratuara nga kryebashkiaku Veliaj shkon rreth 1.5milionë m2.

Sipas raportit të financave vendore për 9 mujorin e vitit që lamë pas varësia nga të ardhurat e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja vazhdon të mbetet e lartë dhe kryeqyteti mbetet kontribuesi kryesor në buxhet me vlerën e 5.3 miliardë lekëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat