Tërheqja e bashkisë për teatrin, Çipi: Veliaj mashtrues, ka frikë se e rrëzon Gjykata Kushtetuese - Bota Sot
Tërheqja e bashkisë për teatrin, Çipi: Veliaj mashtrues, ka frikë se e rrëzon Gjykata Kushtetuese

Tirana

Tërheqja e bashkisë për teatrin, Çipi: Veliaj mashtrues, ka frikë se e rrëzon Gjykata Kushtetuese

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 20:20
Kastriot Çipi

Regjisori Kastriot Çipi foli në studion e lajmeve të Ora Neës në lidhje me tërheqjen e bashkisë për ndërtimin me PPP të teatrit. Çipi u shpreh se Veliaj po thyen rekorde mashtrimi, pasi sipas tij justifikimi i Veliajt për tërheqjen nuk është i vërtet. Çipi u shpreh se shkaku kryesor është fakti se Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë ligjin special për teatrin si anti-kushtetues, çka do t`i shkaktonte kompanisë dëme të mëdha.

Kastriot Çipi: Kryetari i bashkisë së Tiranës ka një rekord të mashtrimit që e thyen përditë. Edhe këtë herë ka mashtruar përsëri. Shkaku që nuk është gjetur ujdia, me Fusha Shpk dhe bashkisë, sipas tij është se dy artistë kërkojnë skenë rrotulluese. Kjo qenka gota e thyer. Na thanë që do të ishte teatri më i bukur në Ballkan, po tani nuk ndërtohet sepse nuk bëhet dot skena rrotulluese. 

E vërteta është kjo tjetra: që për shkak se nisi me arrogancën e Ramës, që tha se teatri do shembet, kjo punë ka mbaruar. Kjo arrogancë e Ramës e vuri qeverinë dhe bashkinë përpara faktit të kryer. Që të justifikonin procedurën për të mos vënë në diskutim fjalën e Ramës. Për të lënë mënjanë këto, thanë duam të bëjmë shpejt. Për këtë arsye, duke qenë se trualli në administrim të bashkisë nuk mund të kalonte për një institucion që ishte në pronësi të qeverisë. 

Për këtë u shpik ligji special. Kjo u bë për të shmangur përplasjen që mund të ndodhte në këshillin bashkia. Erion Veliajt i dueshin jo më pak se 60% të votave në 2018. Në këtë moment që flasim për ligj special ka rënë. Duke qenë se nuk ka rrezik për votat në këshillin bashkiak. Nesër bëhet dhurimi i truallit dhe bëhet zhvillimi urban. 

Këta nuk po mendojnë se si të zgjidhin problemet e artit, por këta po mendojnë se si të lehtësojnë punën e “Fusha Shpk”. Kishte një nen aty që thoshte: ndërtuesi do zhvillojë pjesën tjetër të zonës, pasi të ketë dorëzuar teatrin me çelësa në dorë. Pra, sipas skemës së Veliajt, çdo kompani të ndërtonte njëherë teatrin pastaj kullat. Po kjo është risk për kompaninë. Pasi Gjykata Kushtetuese, mund të rrëzonte ligjin si anti-kushtetues, dhe kompanisë i mbeteshin çelësat në dorë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat