Veliaj harron që është kryetar, rruga “Seit Gega” në mëshirë të fatit

Tirana

Veliaj harron që është kryetar, rruga “Seit Gega” në mëshirë të fatit

Më: 5 mars 2020 Në ora: 17:36
Foto

Lagjet e Tiranës vijojnë të jenë në mëshirë të fatit ndërsa banorët në rrugën “Seit Gega” akuzojnë kryetarin e bashkisë Erion Veliaj për neglizhencë. Sipas tyre, Veliaj është përqendruar vetëm në mbjelljen e pemëve duke harruar problemet e popullit.

Bashkia e Tiranës është angazhuar në këto vite në propagandën e kryetarit, duke harruar detyrën.

Kjo ka bërë që vetë banorët të ndërhyjnë me fondet e tyre, pasi shpresa te Veliaj u ka humbur.

“Në fillim fare e bëm me asfalt, mblodhëm lekët. Tani është prishur fare. Një javë më parë e rregullova vetë përsëri”, tha një banor.

Ata kërkojnë nga Bashkia marrjen e masave, pasi kalimi në rrugën “Seit Gega” është pothuajse i pamundur.

Banorët i bëjnë thirrje Veliajt që të mos merret duke reklamuar mbjelljen e ndonjë peme.

“S`dalim dot nga shtëpia, me çizme. Vish kambalet dhe ecë në këmbë. Unë dalë me babin se nuk dal dot vetë”, thonë disa nga banorët.

Thirrja e tyre është për bashkinë që t’i kthejë sytë dhe nga ata e jo të përqendrohet në qendër të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat