Tirana sot: Policë e ushtarë në rrugë, biznese të mbyllura

Tirana

Tirana sot: Policë e ushtarë në rrugë, biznese të mbyllura

Më: 14 mars 2020 Në ora: 16:03
Foto

Tirana sot: Policë e ushtarë në rrugë, biznese të mbyllura

 14/03/2020 - 16:04

Biznese të mbyllura dhe forca të policisë dhe ushtrisë në rrugë.

Kjo është pamja e kryeqytetit të shtunën.

Bizneset kanë ulur qepenat, por në rrugë numri i këmbësorëve ishte i konsiderueshëm.

Rezet e ngrohta dhe ajri disi më i pastër ka bërë që shumë kush të kërkojë ta shijojë këtë ditë.

Koronavirusi i ri që shkakton sëmundjen covid 19 duket se nuk është marrë seriozisht. Ndërsa qytetarët shprehen se nuk mund të qëndrojnë gjatë në banesë.

Dy ditë më parë kreu i qeverisë bëri thirrje që edhe këmbësorët të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të qëndrojnë të paktën 1 metër larg njëri-tjetrit. Në të kundërt janë paralajmëruar masa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat