Pako me ushqime për të moshuarit e Njësisë 4, Veliaj: Secili të ndihmojë një të moshuar në lagjen e vet - Bota Sot
Pako me ushqime për të moshuarit e Njësisë 4, Veliaj: Secili të ndihmojë një të moshuar në lagjen e vet

Tirana

Pako me ushqime për të moshuarit e Njësisë 4, Veliaj: Secili të ndihmojë një të moshuar në lagjen e vet

Më: 4 prill 2020 Në ora: 10:13
Bashkia e Tiranes

Bashkia e Tiranes ndihmon çdo ditë me pako ushqimore të moshuarit e vetmuar.

Një aksion që ndiqet nga vullnetare të rinj, që i gjenden pranë gjyshërve dhe gjyshërve në këto ditë të veshtira pandemie. Atyre iu bashkua dje pasdite edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, duke çuar ushqime të moshuarve Flamur dhe Qamile Çelës, Eqerem dhe Nafie Hasanit, Dritan dhe Nexhmije Seferit.

Veliaj siguroi se askush në këtë situatë nuk do të ndihet vetëm, ndërsa i garantoi se krahas ndihmës me ushqime do të kenë edhe ilaçe. “Kjo epidemi na ka bere pak me shume solidare, më mirëkuptues, më shumë familjarë. Çdo e keqe e ka edhe një të mirë mbrapa, që s’ia dimë vlerën. Kemi nevojë njerez, kompani, organizata, qe secili te mbuloje me ndihma te moshuarit ne lagjen e tij. Na duhet kjo lloj fryme”, tha Veliaj. Kryebashkiaku nënvizoi se sapo të mbarojë epidemia, krahas rindërtimit të banesave të prekura nga tërmeti, do të nisë edhe programi i kredive të buta për familjet e pastreha.

Ndër rastet prioritare nga Bashkia e Tiranës këto kohë janë edhe të moshuarit, të cilët i kanë fëmijët jashtë dhe në këto çaste nuk u gjenden dot pranë, si rasti i Pëllumb dhe Afërdita Mborjes. Kjo e fundit, e cila për shumë vite ka dhënë një ndihmë të çmuar si ndihmës infermiere në Spitalin Infektiv, vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për transformimin që i ka bërë Tiranës. “Tirana është bërë e madhe, madje kur më ka ardhur vajza është habitur me rrugët që keni bërë juve. Është rregulluar Shqipëria, edhe rrugët e Shqipërisë, ke qejf të dalësh jashtë”, deklaroi ajo.

Krahas shpërndarjes së ndihmës ushqimore, Njësia 4 vijon edhe me shpërndarjen e vakteve të gatshme për njerëzit më në nevojë dhe që nuk kanë mundësi të paguajnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat