Theu urdhrin për herë të dytë dhe hapi biznesin, policia ndëshkon rëndë administratorin nga Tirana - Bota Sot
Theu urdhrin për herë të dytë dhe hapi biznesin, policia ndëshkon rëndë administratorin nga Tirana

Tirana

Theu urdhrin për herë të dytë dhe hapi biznesin, policia ndëshkon rëndë administratorin nga Tirana

Më: 5 prill 2020 Në ora: 11:28
Tirana

Policia e Tiranës ka ndëshkuar për herë të dytë një lokal bar-kafe, në rrugën "Niko Avrami", në kuadër të masave të Covid-19.

Mësohet administratori i lokalit shtetasi F.B, këtë herë është ndëshkuar, me mbyllje të aktivitetit për 6 muaj.

Njoftimi i policisë:

Theu urdhrin për herë të dytë, duke hapur lokalin, i bllokohet aktiviteti për 6 muaj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë, në vijim të kontrollit të territorit, për zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar të hapur në funksionim, një lokal bar-kafe, në rrugën "Niko Avrami".

Më datë 27.03.2020 lokali është konstatuar i hapur për herë të parë dhe pronari është ndëshkuar me masë administrative.

Administratori i lokalit shtetasi F.B, është konstatuar përsëri duke mbajtur hapur lokalin dhe duke i shërbyer klientëve dhe në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 të datës 15.03.2020 është ndëshkuar përsëri, me mbyllje të aktivitetit për 6 muaj.

Një javë më parë, po nga shërbimet e Komisariat të Policisë Nr. 4, një tjetër lokali, në pronësi të shtetases  R. F., në rrugën “Sadik Petrela”, iu bllokua aktiviteti për 6 muaj, pasi u konstatua për herë të dytë i hapur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Që prej daljes së Aktit Normativ e deri tani, në të gjithë vendin janë ndëshkuar 207 administratorë lokalesh që kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me këtë Akt.

Policia e Shtetit apelon për respektim të masave kufizuese dhe fton qytetarët që në rast se konstatojnë lokale të hapura apo grumbullime personash, si dhe qytetarë që thyejnë vetëkarantinimin, të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital, pasi në këtë mënyrë kontribuojmë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat