Tirana po lëviz, rrugët në kryeqytet gumëzhijnë nga automjetet dhe këmbësorët - Bota Sot
Tirana po lëviz, rrugët në kryeqytet gumëzhijnë nga automjetet dhe këmbësorët

Tirana

Tirana po lëviz, rrugët në kryeqytet gumëzhijnë nga automjetet dhe këmbësorët

Më: 8 prill 2020 Në ora: 14:49
Foto

Moti i mirë dhe temperaturat e larta shtuan fluksin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve në kryeqytet.

Armiku i padukshëm me të cilin po lufton gjithë bota, koronavirusi nuk është larguar ende nga vendi ynë. Pavarësisht kësaj, Tirana duket se i është kthyer normalitetit.

Rrugët e kryeqytetit gumëzhijnë, ca nga biçikletat, ca nga automjetet, që krijojnë rradhë të gjata në akset kryesore.

Në trotuare, njerëzit ecin si në një ditë normale pranvere.

Puna vijon normalisht dhe për zanatçinjtë.

Rradhët në banka dhe në pikat e postës ishin panorama e pandryshueshme e çdo dite, por sot nuk ishin prezente.

Edhe në tregje, pas 4 javësh pandemie, u morën masat për të garantuar jetën e blerësve dhe tregtarëve.

Edhe pse me vonesë, bashkia e Tiranës, në pjesën më të madhe të tregjeve në kryeqytet ka vendosur efektivë policie dhe korridore dezinfektimi.

Blerësit janë më të paktë në numër, dhe ruajnë sitancën nga njëri-tjetri.

Prej thuajse 1 muaji, Shqipëria është në karatinë për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit, por së fundmi lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve është shtuar, duke mos respektuar rregullat e shtetrrethimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat