Shkon në tre numri i policëve me koronavirus në Tiranë, nuk dihet si u infektuan

Tirana

Shkon në tre numri i policëve me koronavirus në Tiranë, nuk dihet si u infektuan

Më: 9 prill 2020 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Janë konfirmuar me koronavirus edhe dy policë të tjerë në Tiranë duke e çuar në tre numrin total të efektivëve të prekur në kryeqytet.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se bëhet fjalë për një polic që shërbente si oficer roje tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Tiranë si edhe një efektiv në Vorë.

Nuk dihet se si policët e kanë marrë virusin, ndërsa mëngjesin e sotëm Abc News raportoi për një tjetër polic të prekur në Tiranë. Bëhet fjalë për një efektiv që shërbente për pritjen e qytetarëve tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Mëngjesin e sotëm Abc News raportoi për policin e parë të prekur me koronavirus në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat