Shërohen edhe dy mjekë në Tiranë të prekur nga Coronavirusi

Tirana

Shërohen edhe dy mjekë në Tiranë të prekur nga Coronavirusi

Më: 12 prill 2020 Në ora: 16:29
Ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se atje janë shëruar edhe dy mjekë të prekur me Covid-19.

Këtë ajo e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Deri më tani janë shëruar 32 personel shëndetësor në Shqipëri.“Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID-19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës. Shkon në 32numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 217pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19”, ka shkruar Manastirliu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat