Qendra Shëndetësore numër 1 në Tiranë, që mbulon rreth 80 mijë banorë, do të ishte plot me pacientë në radhë. Por me shpalljen e pandemisë botërore kjo ambulancë dhe gjithë të tjerat e kanë përshtatur shërbimin mjekësor.
Vizitat tani kryhen online, pra në distancë dhe në rastë urgjence pacienti paraqitet fizikisht.
“Sot kanë ardhur rreth 8 pacientë fizikisht. Në një ditë tani në të gjithë bëjmë rreth 300 vizita me telefon dhe fizikisht”, shprehet Anila Shahini, kardiologe.
Ndërkohë që po filmonin një zotëri 80-vjeçar që kishte rënë nga bicikleta u paraqit në klinikë.
“Nuk kam asgjë. Jam rrëzuar nga bicikleta, jo nga virusi”, ishte batuta e tij.