Aksidentoi me vdekje 63 vjeçarin, arrestohet shoferi nga Tirana - Bota Sot
Aksidentoi me vdekje 63 vjeçarin, arrestohet shoferi nga Tirana

Tirana

Aksidentoi me vdekje 63 vjeçarin, arrestohet shoferi nga Tirana

Më: 26 prill 2020 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Një 44 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet si shkaktar i aksidentit të ndodhur mëngjesin e së shtunës, duke i marrë jetën një 63 vjeçari.

Ngjarja ndodhi në aksin Tiranë-Durrës, ku ky shtetas duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar Xh.S., 63 vjeç,  i cili për pasojë ndërroi jetë.

Njoftimi:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë  Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G.T.,44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas me datë 25.04.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin Xh.S., 63 vjeç,  i cili për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat