Tiranë: Vdes punëtori, u rrëzua nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër

Tirana

Tiranë: Vdes punëtori, u rrëzua nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër

Më: 7 maj 2020 Në ora: 14:16
Ilustrim

Një punëtor 63-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër. Ngjarja u regjistrua mesditën e sotme tek “Fusha e Aviacionit”

“Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, tek "Fusha e Aviacionit", ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim punëtori shtetasi M.P., 63 vjeç, ku mjekët e ambulancës konfirmojnë se ka ndërruar jetë” informon policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat