Rikthehet trafiku në Tiranë, fluks automjetesh nga Zogu i Zi tek kthesa e Kamzës

Tirana

Rikthehet trafiku në Tiranë, fluks automjetesh nga Zogu i Zi tek kthesa e Kamzës

Më: 12 maj 2020 Në ora: 07:56
Ilustrim

Lehtësimi i masave kufizuese dhe hapja e pjesës më të madhe të bizneseve ka sjellë edhe trafik të rënduar në kryeqytet.

Këtë mëngjes është vënë re një prezencë e madhe makinash nga Zogu i Zi deri tek ish-sheshi Shqiponja dhe më tej deri tek mbikalimi i Kamzës.

Këto pamje kryeqyteti kishte më shumë se dy muaj që nuk i kishte para, që prej shpalljes së pandemisë nga koronavirusi. Por mesa duket tashmë i është rikthyer sërish normalitet, me zhurmë dhe trafik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat