Rinisja e mësimit, Bashkia e Tiranës dezinfekton shkollat dhe vendos piketimet për të ruajtur distancën

Tirana

Rinisja e mësimit, Bashkia e Tiranës dezinfekton shkollat dhe vendos piketimet për të ruajtur distancën

Më: 12 maj 2020 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Bashkia e Tiranës ka vijuar me dezinfektimin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të shkollave të kryeqytetet, për t’iu mundësuar nxënësve ambiente sa më të sigurta në momentin kur ata do të rikthehen në klasa.

Gjatë ditëve të fundit, punëtorët e qytetit kanë realizuar dezinfektimin edhe në shkollat në periferi, si “Shkolla e Mesme Farkë”, ”Shkolla e Mesme e Bashkuar Shëngjergj”, dhe shkolla e “Mesme të Bashkuar , Kasallë”.

Ndërkaq, procesi vijon edhe në shkollat e tjera në mënyrë që më 18 maj ato të jenë të pastra dhe të sigurta për të pritur nxënësit. Paralelisht me dezinfektimin, po vijon puna edhe për riparimet e ndryshme, për t’iu garantuar nxënësve kushte sa më të mira në shkollat e tyre.

Për të ruajtur distancën sociale në këtë kohë epidemie, punonjësit e Bashkisë kanë vijuar punën për të vendosur piketimet e nevojshme, në të cilat do të duhet të pozicionohen nxënësit për të qenë të sigurt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat