I vendosi tritol fqinjit në dritare, kush është 60-vjeçari i arrestuar në Tiranë - Bota Sot
I vendosi tritol fqinjit në dritare, kush është 60-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Tirana

I vendosi tritol fqinjit në dritare, kush është 60-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Më: 12 maj 2020 Në ora: 14:44
Policia

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bastar i Mesëm, ku ishte vendosur një sasi lënde plasëse në banesën e shtetasit B. H., ndërsa është vënë në pranga edhe autori i krimit.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, i shtetasit P. H., 60 vjeç, pasi në fshatin Bastar i Mesëm, Njësia Administrative Zall Bastar, dyshohet se ka vendosur një sasi të vogël lënde plasëse në dritaren e banesës e shtetasit B. H., duke i shkaktuar dëme të lehta materiale.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 metra fitil zjarrpërcjellës, një detonator dhe 3 kallëpe të dyshuara me lëndë plasëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat