Tiranë: Konflikt për motive pronësie dhe dhunë në familje, 3 persona në pranga

Tirana

Tiranë: Konflikt për motive pronësie dhe dhunë në familje, 3 persona në pranga

Më: 27 maj 2020 Në ora: 12:36
Foto

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ka vënë në pranga 3 gjatë 24 orëve të fundit.

Konfilkt për motive pronësie - Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit A. I., 43 vjeç, pasi në fshatin Koçaj, pas një konflikti për motive pronësie me dy vëllezërit e tij, shtetasit Y. I dhe D. I., ka pushtuar me anë të forcës dhe dhunës tokën në pronësi të tyre, duke ushtruar dhunë fizike.

Dhunë fizike dhe psikologjike - Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit F. K., 32 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike sistematikisht ndaj bashkëshortes, në banesë. Po nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Zh., 38 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në banesë.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat