Soko për parkun Rinia: Skemë për të përfituar nga paratë publike, paguajmë shumë taksa dhe marrim pak investime

Tirana

Soko për parkun Rinia: Skemë për të përfituar nga paratë publike, paguajmë shumë taksa dhe marrim pak investime

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 15:59
Pano Soko

Ditën e djeshme u inagurua parku Rinia por sërish mbetet enigmë tenderi prej 1 mld lekësh që bashkia Tiranë dha për rikonstruktimin e saj.

Për ekspertin e ekonomisë, Pano Soko, ky projekt nuk është asgjë tjetër veçse një skemë e kryebashkiakut Veliaj për të përfituar nga paratë publike.

Në një intervistë për Ora News ai shprehet se ndryshimet e bëra në park nuk e justifikojnë shumën prej 1 mld lekësh.

Soko: Është shumë e thjeshtë për të bërë disa llogari matematike për të kuptuar se si mund të harxhohen paratë. Nuk ka asnjë kombinim matematik që në atë park të jetë hedhur më shumë se 15 milionë lekë të reja. Po flasim këtu për 100 mln lekë të reja investim që janë kryer. Është shtruar thjesht një rrugë me gurë, janë bërë disa duna, janë vendosur disa steka që nuk kushtojnë fare. 

Bashkia e Tiranës nuk është hera e parë që vihet në qendër të vëmendjes për investimet me shumë lekë. Në 5 vitet e administrimit të bashkisë nga Veliaj, ne kemi paguar 780 mln dollarë taksa. Kjo është një shifër e barabartë me 115 përqind të të njëjtës periudhë të shpenzuar nga kryetarët e mëparshëm të bashkisë. 

Gjithashtu Soko u shpreh se të gjitha investimet e kryebashkiakut Veliaj nuk krahasohen as me momentet më të këqija të kryebashkiakëve të tjerë që ka pasur Tirana.

Soko: Për 5 vite, bashkia e Lulzim Bashës dhe Ramës kanë shpenzuar 550 mln ndërsa ky ka shpenzuar gati 800 mln. Në një numerizim të thjeshtë të investimeve publike në Tiranë, sheshi Skënderbej i cili kërkoi 11 mln dollarë, pazari i ri nga një investitor i huaj, bulevardi i ri 27 mln dollarë, bypassin Komunës së Parisit 8 mln dollarë. Të gjitha këto bashkë bëjnë 46 mln dollarë unë i shoh ku janë, 280 mln janë investime, 50 i pashë, por pjesa tjetër ku është? 

Është një skemë e ngritur për të përfituar nga paratë publike, nëse marrim të gjitha veprat e Veliajt nuk do të krahasoheshin as me momentin më të keq të bashkiakëve të tjerë të mëparshëm, këtu përfshirë edhe Ramën. Për sasinë e parave që kanë shpenzuar. Sot në Tiranën e Veliajt po paguajmë më shumë dhe po marrim një Tiranë më të keqe se ç'kishim. Të shtohet pagesa dhe taksat e më pas të shtohen dhe investimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat