Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Sipas policisë, më datë 08.06.2020, rreth orës 07:54, në Institut Bujqësor në një objekt në ndërtim, është gjetur i vetëvarur shtetasi K.C., 27 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.