Shpërthim me tritol në një lokal në qendër të Tiranës/ Policia jep detajet

Tirana

Shpërthim me tritol në një lokal në qendër të Tiranës/ Policia jep detajet

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 08:23
Ilustrim

Shperthim i fuqishem gjate natës ne nje lokal ne qender te Tiranes. Ngjarja ka ndodhur ne afërsi te ish- Bllokut, ne nje lokal, per fat pa shenuar njerez te lenduar.

Policia ben me dije se shperthimi eshte degjuar rreth orës 03.30 të mengjesit. ‘Ai ka ndodhur , në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese’, njofton policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat