Tiranë, banesa e një 78-vjeçareje përfshihet nga flakët

Tirana

Tiranë, banesa e një 78-vjeçareje përfshihet nga flakët

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë në banesën e një 78-vjeçareje në Kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Memo Meto” dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Më datë 15.06.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Memo Meto”, ka rënë zjarr në banesë, e shtetases S.M., 78 vjeçe, ku nuk ka vetëm të lënduar, por vetëm dëme materiale.” – njofton policia.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, të cilat bën të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat