Në 1 milionë banorë vetëm 43 teste/ Ja lagjjet e Tiranës të prekura me Covid-19

Tirana

Në 1 milionë banorë vetëm 43 teste/ Ja lagjjet e Tiranës të prekura me Covid-19

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 21:16
Ilustrim

Sot u shënua numri më i lartë i rasteve pozitive me koronavirus që prej fillimit të pandemisë. Ky trend rritës i rasteve vijon prej më shumë se një jave.

ISHP njoftoi sot për 82 raste të reja me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilave janë në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Por sipas asaj që mëson syri sa i përket të dhëave për Tiranën, pa përfshirë këtu spitalet, ka patur 61 raste të hetuara, ndërsa monstra të analizuara kanë qenë 75.

Ajo që bie në sy dhe është shqetësuese është fakti se në një qytet me rreth 1 milion banorë, ku jetojnë rreth1/3 e Shqipërisë, në një ditë zhvillohen vetëm 43 teste.

Sa i përket ndarjes gjeografike, zonat e infektuara në kryeqytet janë:

Komuna e Parisit, Don Bosko,  Liqeni Thate, Linze, rr.Dibres, rr. Bab Rexha, rr. Sami Frasheri, Fusha Aviacionit, Pazari I Ri, Stadiumi Dinamo, Shkoze, Ali Demi, Alias, Qytet Studenti, AtaTurk, Vasil Shanto, rr. Kavajes, rr. Elbasanit.

Të dhënat e plota për Tiranën:

Raste totale të hetuara: 61

Vatra infektive: 6.

Raste suspekt që përmbushin përkufizimin e rastit: 13.

Mostra totale të analizuara: 75.

Tampon N/F: 65

Serologji: 10.

Ritestime: 32.

T1: 43

T2: 9

T3: 1

R1: 8

R2: 4

S2: 10

Refuzime: 3 për S2.

Punonjës shëndetësor: 3 (Qendra e Dhurimit të Gjakut)

Zonat Gjeografike:

Komuna e Parisit, Don Bosko,  Liqeni Thate, Linze, rr.Dibres, rr. Bab

Rexha, rr. Sami Frasheri, Fusha Aviacionit, Pazari I Ri, Stadiumi Dinamo, Shkozë, Ali Demi, Alias, Qytet Studenti, Ata Turk, Vasil Shanto, rr. Kavajes, rr. Elbasanit.

 T1 janë testimet e rasteve : vetëm 43 tampon janë bëre ne popullatë

T2 T3 janë ritestime per ata që dyshohen por tamponi i parë ju ka dalë negativ.

R1 R2 jane ritestime për persona që janë të sëmurë aktualisht.

S është serologjia per antitrupat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat