Punimet në bulevardin "Zogu i parë" penalizon bizneset përreth

Tirana

Punimet në bulevardin "Zogu i parë" penalizon bizneset përreth

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 18:12
Foto

Punimet për rehabilitimin e bulevardit "Zogu i parë" në Tiranë po shkaktojnë lodhje dhe stres tek qytetarët por dhe bizneset.Vendosja e grilave metalike jo vetëm që i ka lënë burim drite por dhe po i çon drejt falimentit bizneset përreth.

Denoncimin e bëri pak ditë më parë zëdhenësja e PD Ina Zhupa e cila është shprehur se vendosja e grilave metalike, lë pa burim drite e dielli shumë nga banorët që kanë apartamentet në këtë zonë.

Projekti që po ndiqet në rehabilitimin e bulevardit "Zogu i parë" në Tiranë po shkaktojnë lodhje dhe stres sidomos për bizneset. Alfred Bala pronar i një fastfood-i thotë se pandemia e tashmë punimet po e çojnë drejt  falimentit.

"Nuk na kanë pyetur fare. Unë nuk i njoh fare këta, nuk kanë një licensë. Këta më kanë falimentuar fare. Le t'i bëj punimet por të më lajmërojnë dhe të më japin një zgjidhje dhe mua".

Nuk mungojnë as akuzat drejtuar kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj dhe firmës që po ndërton.

Tenderin për rehabilitimin e Bulevardit ‘Zogu i parë’ e ka fituar Kompania ‘Fusha’ Sh.p.k me një fond prej rreth 6.1 milionë eurosh.

Kontrata mes bashkisë dhe kompanisë në fjalë është nënshkruar më 26 qershor 2019 dhe përfshin rehabilitimin e bulevardit që nis në fund të sheshit ‘Skënderbej’ dhe përfundon te busti i Ahmet Zogut, te ish-stacioni u trenit.

Në tabelën indormuese nuk përcaktohen punimet që do kryhen në këtë segment rreth 610 metra të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat