Kalon me sukses vettingun, gjyqtarja e Apelit Tiranë konfirmohet të detyrë - Bota Sot
Kalon me sukses vettingun, gjyqtarja e Apelit Tiranë konfirmohet të detyrë

Tirana

Kalon me sukses vettingun, gjyqtarja e Apelit Tiranë konfirmohet të detyrë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:25
Valdete Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha.

Në seancën dëgjimore të mbajtur të hënë, KPK nuk identifikoi probleme për pasurinë dhe shpenzimet e shkollimit të fëmijëve në Kanada, ndërsa 33 denoncime nga publiku u konsideruan të pabazuara.

Hoxha iu nënshtrua të tre kritereve të rivlerësimit. Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Lulzim Hamitaj kryesues, Genta Tafa Bungo relatore dhe Valbona Sanxhaktari anëtare.

Valdete Hoxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe Gjykatën Ushtarake të Apelit Tiranë. Ajo punon si gjyqtare e Apelit të Tiranës që prej shkrirjes së gjykatës ushtarake në vitin 2009.

Më shumë se 168 mijë punonjës kanë përfituar bonusin financiar prej 40 mijë lekësh deri më 25 qershor. Të dhënat e publikuara nga ministria e financave tregojnë se numri më i ulët i përfituesve i përket sektorit të turizmit,ndërsa numrin më të lartë e zë biznesi i vogël, me mbi 66 mijë punonjës përfitues të pagës së luftës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat