Dy raste pozitive me Covid-19 në Zyrën Vendore Arsimore të Tiranës

Tirana

Dy raste pozitive me Covid-19 në Zyrën Vendore Arsimore të Tiranës

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 13:14
Tiranë

Dy raste të reja pozitive me Covid-19 janë regjistruar në Zyrën Vendore Arsimore të Tiranës. Sipas burimeve të Gazeta "Shqip" nga 24 raste të regjistruara në metropolin shqiptar, dy prej tyre janë punonjës të Zyrës Arsimore.

Tirana është vatra më e madhe në të gjithë vendin, me plot 453. Më pas ndiqet nga Durrësi e Shkodra.

Deri më tani në Shqipëri kanë humbur jetën 79 persona nga Coronavirus. 3 persona kanë humbur jetën vetën në 24 orët e fundit, mes tyre edhe mjeku Hysni Shkjau.

Ndërkohë janë identifikuar 71 raste pozitive. Në një komunikim për mediat, specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini pohoi se ka një trend të shtuar të rasteve të konfirmuara me Covid-19 si dhe një numër të lartë të të hospitalizuarve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier. Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat