Nis transporti urban, mjeku jep këtë rekomandim urgjent për udhëtarët - Bota Sot
Nis transporti urban, mjeku jep këtë rekomandim urgjent për udhëtarët

Tirana

Nis transporti urban, mjeku jep këtë rekomandim urgjent për udhëtarët

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 13:25
Tiranë

Sot në Tiranë ka rinisur transporti publik urban. Për mbarëvajtjen e një këtij transporti janë vendosur protokolle të forta sigurie në mënyrë që udhëtarët të shmangin sa më shumë kontaktin fizik.

Maskat janë të detyrueshme për udhëtarët, ashtu edhe për shoferët dhe faturinon. Ditën e sotme është vërejtur mos respektimi i rregullave të udhëtarëve.

Por mjeku Erion Dasho në lidhje me nisjen e transportit publik ka një tjetër apel për udhëtarët. Sipas tij, personat e moshës madhore nuk duhet të hipin në këtë autobus derisa të ketë një garanci të plotë.

“Rekomandim urgjent! Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të evitojnë me çdo kusht transportin publik deri sa të krijohet bindja se ky sistem do të zhvillohet i sigurt! Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave. MBRONI VETEN!”, shkruan Dasho në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat